LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në 7 Ditë me Panxhën?

Çka mund të ndiqni sonte në 7 Ditë me Panxhën?

Emisioni 7 Ditë me Panxhën vjen sonte me tema mjaftë interesante duke filluar nga Samiti i Ballkanit Perëndimor organizuar nga prestigjiozja “The Economist”, e deri tek intervista me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Në episodin 72 të emisionit që trajton temat që ndërlidhen me ekonominë dhe biznesin, është mbuluar edhe panairi ndërkombëtar “AGROKOS”, fokus i të cilit është krijimi i një ure bashkëpunimi në mes të bizneseve të Ballkanit Perëndimor me vendet e tjera evropiane dhe më  gjerë, është mbajtur me 19 dhe 20 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.


Një storie i është kushtuar edhe brendit kosovar “99 lulet”, një brend inovativ i cili nisi hapat e parë në Kosovë nga ideja që të krijohej një biznes që ofron produkte të shëndetshme në treg.

Në fund, episodi 72 përmbyllet me një tjetër brend kosovar “Pelini’s” që ndërlidh mes vete lajthitë, një figure historike nga Novobërda, Norvegjinë dhe dëshirën për ta mborjtur mjedisin.

Por si e tregon ideatori dhe themeluesi i vetë kompanisë, Ervin Ibrahimi.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni episodin e sotëm, duke filluar nga ora 20:45 në Klan Kosova dhe Youtube.