LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Episodi i kësaj jave i emisionit 7 ditë me Panxhën, fokus të veçantë do të ketë efikasitetin e ndihmave shtetërore ndaj bizneseve.

Por fillimisht, “7 Ditë me Panxhën” sjell një storie për temën e shumë diskutuar, importin e veturave të vjetra, duke shtjelluar atë se si mund të ndikojnë këto vetura në ambient.


Pjesa tjetër e emisionit i kushtohet efikasitetit të ndihmave shtetërore ndaj kompanive. Për këtë “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur dy storie, njëra për ndikimin që këto ndihma kanë pasur në zhvillimin e bizneseve në Kosovë dhe tjetra për ndihmat e paligjshme shtetërore, duke prezantuar rastet nga Bashkimi Evropian. Kurse në studio është zhvilluar intervista me gazetaret Agnesa Qorri dhe Bardha Smajli.

Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/