LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Edhe këtë javë në emisionin “7 Ditë me Panxhën” do të trajtohen tema të ndryshme ekonomike, por rëndësi e veçantë do t’i kushtohet sektorit të ndërtimit dhe ndikimit që ai ka në zhvillimin ekonomik.

Rritja e çmimeve ka prekur pothuajse çdo sektor. Me rritjen e çmimeve të ndërtimit, janë shtrenjtuar edhe çmimet e banesave. Për këtë, “7 Ditë me Panxhën” sjell një storie. E kur jemi te ndërtimet, në Kosovë deri në 2018, ka pasur 350 mijë ndërtime pa leje, ndërsa tash nuk dihet sa.


Edhe për këtë është përgatitur një storie. Kurse në studio është zhvilluar intervista me Agron Beka i cili është ekspert i çështjeve të pronësisë.

Në pjesën e dytë do të diskutohet për Forumin ekonomik Kosovë-Austri dhe për marrëdhëniet ekonomike mes këtyre dy shteteve në përgjithësi, ku e ftuar është Vjosa Huruglica Vranovci, udhëheqëse e Zyrës Tregtare të Austrisë ADVANTAGE AUSTRIA Kosovo.

Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/