ÇKA LYPSET ËSHTË ...

Poezi nga: Carlo Betocchi Përktheu: Maksim Rakipaj
Çka lypset është njeriu
jo aq shumë mençuria e tij,
çka lypset është një njeri
në shpirt dhe çiltërsi;
jo një vend, as sendet
çka lypset është një njeri
një hap i sigurt, aq i vendosur
dora që të shtrin, sa të gjithë
mund ta rrokin e të ecin
të lirë drejt shpëtimit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































