LAJMI I FUNDIT:

Çka është mezoterapia, si bëhet dhe kujt i rekomandohet?

Çka është mezoterapia, si bëhet dhe kujt i rekomandohet?

Mezoterapia është një ndër procedurat shumë të kërkuara, sepse është e sigurt, nuk shkakton dhembje dhe është efektive për rinimin e lëkurës, eliminimin e rrudhave dhe gropave të syve deri te ekskluzivisht problemet mjekësore.

Dr. med. Nijazi Ahmeti


Si ndikon mezotarapia në lëkurë?

Mezoterapia është metodë, e cila aplikohet në mjekësinë estetike me qëllim të rigjenerimit të lëkurës, hidratimit intensiv, kthimin e elasticitetit, tonusit dhe shkëlqimit.

Është një trajtim i shpejtë, praktik dhe pa dhimbje, i cili realizohet në kushte ambulatore dhe pa asnjë lloj anestezie.

Rezultatet të cilat arrihen janë të shkëlqyeshme.

Cilat substanca përdoren gjatë mezoterapisë?

Gjatë mezoterapisë mikroinjektohen përbërësit, si: e vitaminave, mineraleve, aminoacideve, acidi hialuronik, antioksidante dhe të tjera, në mezodermë, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar që të krijojnë efekt pozitiv biologjik dhe të eliminojnë çrregullimet fiziologjike.

Thellësia e penetrimit të gjilpërës për mezoterapi në lëkurë, sipas rregullit, është rreth 2-4 mm.

Kush duhet t’i nënshtrohet mezoterapisë?

Mezoterapia aplikohet te: reduktimi i rrudhave dhe preventiva e shfaqjes së rrudhave të reja në fytyrë, qafë dhe dekolte; tendosja e lëkurës së lëshuar të fytyrës, qafës dhe dekoltesë; hidratimi intensiv dhe i thellë i lëkurës; ruajtja e balancës së mirë biologjike; ngritja e tonusit dhe elasticiteti i lëkurës; reduktimi i vragave nga aknet, si edhe vragave të natyrës tjetër; eliminimin e pigmenteve nga lëkura; trajtimi i gropave të errëta të syve; terapia te aknet dhe e poreve të zgjeruara; rinimi i lëkurës së shuplakave; tendosja e lëkurës së lëshuar të parallërave, stomakut; transformimi i trupit; reduktimi i striave; rënia e flokëve; forcimi, hidratimi dhe nxitja e rritjes së flokëve, rigjenerimi i lëkurës së kokës etj.

Indikacion tjetër i rëndësishëm për mezoterapinë është reduktimi i celulitit. Atëherë përdoren substanca të cilat shkrijnë yndyrën, forcojnë qarkullimin e gjakut, mundësojnë drenazhin më të mirë ose kanë ndikim diuretik.

Duhet të aplikohet vetëm nga: dermatologu, kirurgu estetik dhe maksilofacial.

Në cilat pjesë të trupit bëhet mezoterapia?

Mezoterapia aplikohet sipas protokollit të përcaktuar dhe është individuale sipas moshës dhe gjinisë. Mezoterapia bëhet në fytyrë, qafë, dekolte, duar ose në vithe.

Varësisht nga mosha, tipi i lëkurës dhe mënyra e plakjes, varet edhe metoda e rinimit e cila ju nevojitet.

Mezoterapia mund të jetë plotësim i jashtëzakonshëm me procedura të tjera estetike siç janë tretmani me thartirë hijaluronike, tretmani me botoks, pilingjet kimike, liftingu kirurgjik, ndërkaq me tretmanë të rregullt shtyhet periudha e përdorimit të metodave agresive kirurgjikale.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori