LAJMI I FUNDIT:

Civil Rights Defenders dhe FLOSSK po organizojnë hackathon-in e dytë rajonal, “EqualiTECH 2020”

Civil Rights Defenders dhe FLOSSK po organizojnë hackathon-in e dytë rajonal, “EqualiTECH 2020”

EqualiTECH është një hackathon rajonal që mbahet për të përdorur potencialin teknologjik të të rinjve në Ballkanin Perëndimor për luftën kundër padrejtësisë dhe pabarazisë. Eventi do të mbahet online dhe është i hapur për të gjithë pjesëmarrësit e moshës 18-35 vjeç nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Sfidat e EqualiTECH 2020 janë:


Çasja në shërbimet ligjore për komunitetet e margjinalizuara

Identifikimi i vendeve miqësore për grupet e pakicave

Identifikimi i sfidave me të cilat përballen organizatat e të drejtave të njeriut me qasjen në drejtësi gjatë pandemisë COVID-19

Adresimi i qasjes në informacion gjatë pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Dy ekipet me zgjidhjet më të mira do të shpërblehen në vlerë monetare. Vendi i parë – 2,500 € dhe Vendi i dytë – 1,500 €

Gjatë EqualiTECH, pjesëmarrësit do të kenë një fundjavë të plotë për të menduar dhe diskutuar mbi mjetet inovative që do të lehtësojnë punën e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe grupeve të margjinalizuara. Pjesëmarrësit do të mentorohen nga profesionistë në fushën e të drejtave të njeriut, të teknologjisë dhe të ndërmarrësisë.

Pas hackathon, dy grupet fituese do të vazhdojnë punën për 6 javë për të finalizuar krijimet e tyre.

Afati i fundit për aplikim është 6 dhjetori.  Për më shumë informata klikoni KËTU /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori