LAJMI I FUNDIT:

City mposht edhe Chelsean, sigurt dhe qetë drejt titullit

City mposht edhe Chelsean, sigurt dhe qetë drejt titullit
Manchester City (Foto:Getty Images)

Manchester City ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 1-0 në derbin e javës së 29-të në Ligën Premier.

Se vendasit e merituan këtë fitore e tregon më së miri fakti se Blutë nuk arritën të gjuajnë asnjëherë në portën e Ederson për 90 minuta.

Leroy Sane në tentim për të dribluar Pedron (Foto: Getty Images)

Shansi i parë serioz në këtë takim erdhi nga Leroy Sane në minutën e 27-të dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.


Goli i vetëm në takim u shënua në minutën e 46-të, ku Bernardo Silva shënoi pas asistimit nga David Silva.

Festa e Bernardo Silvas me Sergio Agueros dhe Leroy Sanen (Foto: Getty Images)

Victor Moses në minutën e 54 kishte një shans, por gjuajti jashtë. Në vazhdim ishte një lojë më e qet, kryesisht topi qarkullonte në mesfushë.

http://www.dailymotion.com/video/x6fmo3y

City pas kësaj fitore vazhdon në pozitën e parë me 78 pikë, kurse Chelsea në vendin e pestë me 53 pikë (pesë më pak se Tottenhami në vendin e katër).

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është kundër Stoke, kurse ajo e Antonio Contes pret Crystal Palacen. /Telegrafi/

Reagimi i Antonio Contes tregon më së miri se çfarë paraqitje bëri Chelsea ndaj Cityt (Foto: Getty Images)