LAJMI I FUNDIT:

“City Mall” feston 10 vjet – festë, koncert, lirime dhe shopping për të gjitha moshat

“City Mall” feston 10 vjet – festë, koncert, lirime dhe shopping për të gjitha moshat

Me një festë të madhe për ditëlindje dhe ulje të mëdha, siç i ka hije qendrës tregtare më të dashur në kryeqytet, “City Mall” në Shkup feston dhjetëvjetorin e saj. Me koncerte dhe argëtime të përshtatura për shijet dhe grupmoshat e ndryshme, “City Mall” do të festojë 10 vitet e para të ekzistencës së saj. Nga show zjarri, maskota të mëdha, fotobooth për super foto, program për fëmijë e deri te koncertet e mëdha, këtë fundjavë jemi të gjithë në “City Mall”.

Koncertet janë planifikuar për fundjavën e ardhshme dhe në to do të marrin pjesë yje të njohur të muzikës vendase, grupe, DJ, artistë dhe talente. Tre ngjarjet për ditëlindje do të mbahen më 30 shtator, 1 dhe 2 tetor, në garazhin në kat në “City Mall”.

Festa treditore e ditëlindjes fillon të premten (30.09) me performanca të më shumë DJ-ve të njohur nga skena lokale e klubit dhe radios, si dhe një koncert spektakolar nga dirigjenti Jian Emin & The Magical Orchestra:: Elektro Simfonia.

Ylli i festës së dytë të ditëlindjes që do të mbahet të shtunën (01.10) do të jetë diva maqedonase e estradës Karolina Goçeva, ndërsa për ngrohjen dhe vazhdimin e festës madhështore do të kujdesen grupet dhe DJ-të vendas.

Programi i ditës së tretë të festës së ditëlindjes, që do të mbahet të dielën (02.10), është përshtatur kryesisht për më të rinjtë. Fillon me “Bibi’s World”, si dhe grupin e “Familjes 5+” dhe në pjesën muzikore do të marrin pjesë të rinjtë shpresëdhënës nga festivali “Zllatno sllavejçe”

“City Mall është qendra e parë tregtare moderne në vend që prezantoi një koncept krejtësisht të ri që bashkon blerjet, argëtimin dhe shoqërimin, duke ofruar përmbajtje për të gjitha grupmoshat, me shije dhe interesa të ndryshme. Prandaj ishte krejt e natyrshme të festonim dhjetë vjetët e parë të City Mall së bashku me të gjithë ata për të cilët ekziston kjo qendër tregtare”, shpjegon menaxheri i marketingut në City Mall, Damjan Korubin.

Dyert për koncertet e ditëlindjes në dy ditët e para hapen në orën 20:00, me koncerte që fillojnë në orën 21:00. Në ditën e tretë dyert hapen në mesditë dhe programi fillon në orën 12:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Programin e plotë do të mund ta shikoni në faqen e “City Mall”.

Lokacioni për mbajtjen e të gjitha koncerteve është çatia e “City Mall”, ku për arsye sigurie dhe për komoditet të të pranishmëve është projektuar për të pritur deri në 2500 vizitorë. Hyrja në koncerte është falas. Pasi të arrihet kapaciteti, hyrjet e koncerteve do të mbyllen dhe më pas do të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë dalje-hyrje për të ruajtur numrin prej 2500 personash.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori