LAJMI I FUNDIT:

City ka gati 22 milionë euro për Tagliaficon

City ka gati 22 milionë euro për Tagliaficon

Manchester City është duke planifikuar të bëjë ofertë për Nicolas Tagliaficon në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i Citizens, Pep Guardiola, dëshiron ta shtojë një mbrojtës të majtë në skuadrën e tij, prandaj po i shqyrton opsionet.

Sipas The Sun, shënjestra kryesore e tij është futbollisti i Ajaxit, të cilin do të tentojë ta transferojë gjatë afatit dimëror.


(Foto: Instagram/tagliafico3)

Për shërbimet e argjentinasit, City është i gatshëm të shpenzojë 20 milionë funte (22 milionë euro).

28-vjeçari është pjesë e Ajaxit që nga viti 2018 kur u transferua nga Independiente. /Telegrafi/