Manchester City do të jetë nikoqir i Fulham në kuadër të Kupës angleze EFL Cup.

Nga minuta e parë në këtë sfidë do të jetë reprezentuesi i ri i Kosovës, Arijanet Muriqi.


Guardiola i ka besuar portierit të talentuar shqiptar duke e futur në fushë nga minuta e parë.

Kjo do të jetë ndeshje e dytë për Arijanetin që do ta luajë si titullar për Cityn.

Ai kishte qëndruar në portën e kampionëve të Anglisë për 90 minuta edhe në ndeshjen ndaj Oxford United po në Kupën angleze.

City llogaritet favorit për ta fituar ndeshjen dhe për të kaluar tutje.

Formacionet zyrtare:

Man City: Muric, Danilo, Kompany, Stones, Zinchenko, Delph, Diaz, De Bruyne, Foden, Sane, Jesus.

Fulham:  Rico, Mensah, Odoi, Ream, Sessegnon, Anguissa, Cairney, Seri, Vietto, Mitrovic, Schurrle. /Telegrafi/

telegrafi sport app