Citroën “tërheq për kontroll” mbi 80,000 automjete për shkak të defektit të rrezikshëm në airbag

Shoferët e modeleve Citroën C3 dhe DS3 janë urdhëruar të ndalojnë menjëherë përdorimin e automjeteve të tyre, për shkak të një defekti potencialisht fatal në sistemin e airbag-ut.
Kompania prodhuese franceze Stellantis ka lëshuar një urdhër "Stop-Drive" pasi një raport i fundit konfirmoi se një grua 37-vjeçare humbi jetën nga shpërthimi i airbag-ut në një Citroën C3 të vitit 2014, në qytetin Reims të Francës.
Si rezultat, rreth 82,000 automjete të modeleve Citroën C3 (2009–2016) dhe DS3 (2016–2019) janë “tërhequr” nga qarkullimi në Francë.
Këto makina përdorin sistemin e airbag-ut nga kompania Takata, e cila më parë është lidhur me probleme serioze të sigurisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































