LAJMI I FUNDIT:

Çitaku reagoi pasi Gjykata Speciale ia kishte refuzuar kërkesën e Thaçit për të vizituar babanë e sëmurë

Çitaku reagoi pasi Gjykata Speciale ia kishte refuzuar kërkesën e Thaçit për të vizituar babanë e sëmurë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka refuzuar t’i jepte leje ish-presidentit Hashim Thaçi për të vizituar babanë e tij të sëmurë, në Kosovë.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sa shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja.

“Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka ‘mjaftueshëm’, i sëmurë.


Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë ‘boll’? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë?

Kjo nuk është drejtësi! Kjo nuk është njerëzi! Një zemër e lodhur pret të rrahë edhe një herë me shpresën e një përqafimi të fundit. Por edhe këtë të drejtë ia mohojnë. Historia do të gjykojë edhe këto padrejtësi”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

Politikë
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Politikë
Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori