LAJMI I FUNDIT:

Çimkat – shenjat e zakonshme që jeni kafshuar dhe keni marr infeksion

Çimkat – shenjat e zakonshme që jeni kafshuar dhe keni marr infeksion

Kafshimet nga çimkat mund të ndodhin gjatë kohës së natës përderisa jeni duke fjetur

Përderisa nuk shkaktojnë dhimbje, ato mund të shkaktojnë disa simptoma tjera të pa dëshiruara.


Çimkat janë insekte të vogla gjak-thithëse që zvarriten natën dhe ushqehen nga gjaku, thotë NHS. Ato jetojnë në ndyrësi dhe çarje në dhomën e gjumit, zakonisht rreth kornizës së shtratit.

Përderisa bakteret nuk janë nevojisht të dëmshme, ato mund të jenë shumë të bezdisshme, dhe lënë reaksione të këqija nga kafshimet e tyre.

Kruajtjet dhe gungat e kuqe në lëkurë mund të jenë një nga shenjat e hershme se mund të jeni kafshuar, transmeton Telegrafi.

Shenjat e kuqe të kafshimit në zona të caktuara të lëkurës mund të ndikojnë që të keni infeksione nga çimkat. Kafshimet shpesh paraqiten në linjat rreth lëkurës – për shkak se ato lëvizin pak para se të fillojnë të ushqehen, dhe pastaj lëvizin prapë.

Disa nga gungat prej kafshimit mund të paraqiten edhe në formën e flluskave.

Ndonëse me kafshimet e tyre ato nuk shkaktojnë dhimbja, disa njerëz përjetojnë reaksione nga ato, ka thënë NHS.

Këto mund të paraqiten nga momenti që jeni kafshuar deri në një javë ose dy më vonë.

Kafshimet zakonisht zhduken pas disa ditëve. Nëse keni shumë kruarje, mund të përdorni ndonjë krem steroidues ose tableta antihistamine për tu liruar nga dhembja.

Janë edhe disa shenja tjera që ndoshta çimkat janë rreth jush dhe ju duhet të jeni të paralajmëruar.

Të zgjohesh dhe të shihni njolla në çarçafë ose jastëkë mund të tregojë se çimkat janë duke u ushqyer gjatë natës.

Në mënyrë të ngjashme, shikoni për pika të ndryshkura ose të errëta në shtratin tuaj, mure ose madje edhe në pizhame.

Disa njerëz madje kanë përshkruar edhe erëra të rënda në dhomën tuaj, çka mund të jetë me erë të gjëndrave. Nëse jeni në mëdyshje se keni infeksione nga çimkat, gjëja më e mirë mund të jetë të hiqni gjithë çka është e nevojshme dhe të kontrolloni për shenja të çimkave.

Ju duhet gjithashtu të kontrolloni zonën rreth shtratit, duke përfshirë librat ose mobilet. Çimkat mund gjithashtu të sulmojnë edhe rrobat, kështu që është një ide e mirë që të kontrolloni gardërobën për ndonjë shenjë të mundshme.

Nëse gjeni shenja të çimkave, pastroni të gjithë shtratin, perdet dhe rrobat në ujë të nxehtë, dhe thani ato në temperaturat më të larta. Fshijeni me vakum zonën rreth shtratit. Pasi të përfundoni, zbrazni mbetjet nga thithësja me vakum në qese të plastikës dhe nxirreni jashtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori