LAJMI I FUNDIT:

Cilët deputetë kanë shpenzuar më së shumti gjatë këtyre nëntë viteve në Maqedoni?

Cilët deputetë kanë shpenzuar më së shumti gjatë këtyre nëntë viteve në Maqedoni?

Nga 11 mijë deri në 153 mijë euro kanë marrë deputetët për shpenzime rrugore për udhëtime jashtë vendit, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2019. Këtë e dëshmojnë të dhënat e bazës ‘Financa të hapura’.

Rekorderët të listës që kanë marrë më së shumti gjatë këtyre nëntë viteve janë kryesisht deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dragan Cuklev, deputeti i OBRM-PDUKM-së nga Gjevgjelia dhe kolegia e tij Liljana Zaturovska nga Manastiri janë në krye të listës me 153 mijë euro apo 2500 euro të marra.


E treta në listë është ish-deputetja Silvana Boneva e cila ka marrë 128 mijë euro. Për këtë, PSP hapi hetim kurse Boneva dyshohet për mashtrim në shërbim, për shkak se nga viti 2011 deri në vitin 2015, ajo në Kuvend ka dorëzuar llogari të rreme fiskale.

Aleksanr Nikolloski, poashtu nga partia maqedonase opozitare, gjatë mandatit të tij si deputet ka marrë 127 mijë euro për shpenzime rrugore.

Rreth 120 mijë euro ka marrë Liljana Kuzmanovska nga Manastiri ndërsa 3.000 euro më pak ka marrë bashkëpartiaku i saj nga OBRM-PDUKM, Dimitar Stevanxhija.

Ana Lashkoska dhe Mende Dinevski kanë marrë 104 mijë euro për shpenzime rrugore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori