LAJMI I FUNDIT:

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

Me qëllim lehtësimin e tregtisë, parandalimin e monopolizimin dhe shmangien e kostove të larta të testimeve laboratorike për kontrollin e cilësisë në tregun e brendshëm, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU).

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se kjo marrëveshje garanton që testet laboratorike do të kryhen pa asnjë barrë financiare për buxhetin e MINT-it apo bizneset, duke siguruar transparencë dhe integritet në këtë proces dhe duke përmirësuar standardet e kontrollit të cilësisë.

“Që nga vendimi i Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, Dogana e Kosovës ka marrë përsipër kryerjen e testimeve laboratorike për të garantuar konformitetin e derivateve të naftës të importuara në Kosovë. Me kalimin nga laboratorët privat në laboratorët shtetërorë, kemi arritur të kursejmë ekonominë e Kosovës dhe qytetarët nga kosto të panevojshme prej 1.1 milionë eurosh. Për më tepër, nga nëntori i vitit 2021, për herë të parë kemi nisur kontrollin e cilësisë për vajrat motorikë dhe hidraulikë. Që atëherë, laboratori i Doganës së Kosovës ka kryer testime për 910 mostra të vajrave, prej të cilave 78 nuk i kanë përmbushur standardet dhe janë ndaluar nga hyrja në tre”, thuhet në njoftimin e bërë nga Dogana.


Tutje, thuhet se kanë kryer auditimin e katër operatorëve privat të licencuar për përzierjen e karburanteve dhe vajrave për ngrohje.

“Pas inspektimeve, Dogana e Kosovës konstatoi se operatorët nuk po respektonin masat e mbikëqyrjes, ndërkaq MINT vendosi revokimin e licencave të tyre. Si rezultat, bazuar në kërkesat e tregut dhe rritjen e mbikëqyrjes, kemi parandaluar shmangien tatimore që mund potencialisht të ndodhte përmes këtyre operatorëve, duke kursyer buxhetin e Kosovës me rreth 3.5 milionë euro në vit.

Me fuqizimin e mëtejshëm të laboratorit shtetëror, kemi hedhur bazat për zgjerimin e kapaciteteve të tij, duke siguruar një sistem të pavarur dhe të besueshëm të testimit që i shërben nevojave të tregut dhe qytetarëve të Kosovës, rritjes së cilësisë së produkteve, mbrojtjes së konsumatorit dhe efikasitetit ekonomik”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Kalo në kategori