Në vitin 2019, shitja e armëve dhe kërkesa për shërbime ushtarake kanë shënuar rritje prej 8.5 për qind krahasuar me vitin 2018.
Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI) në raportin e tij të publikuar më 7 dhjetor, thotë se 25 kompanitë më të mëdha të këtij sektori kanë shënuar shitje të armëve prej 361 miliardë dollarësh.
Të dhënat e SIPRI tregojnë se nga 25 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve dhe që ofrojnë shërbime të tjera ushtarake, pesë prej tyre që kanë pasur më së shumti shitje janë me bazë në Shtetet e Bashkuara.
Në kuadër të shërbimeve ushtarake, që ofrojnë këto kompani, hyjnë mirëmbajtja e pajisjeve ushtarake, riparimi, hulumtimi dhe zhvillimi i pajisjeve ushtarake etj.
Kompanitë kineze kanë pasur trend të mirë të shitjes, ndërkaq, ato ruse kanë pësuar rënie.
Në mesin e 25 kompanive me shitjen më të madhe të armëve për herë të parë është futur një kompani nga Lindja e Mesme, ndërkaq një kompani franceze ka shënuar rritjen më të madhe vjetore të shitjeve.
Kompanitë amerikane vazhdojnë dominimin në shitjen e armëve
Të pesë kompanitë amerikane: Lockheed Martin, Boeing, Northrop Grumman, Raytheon dhe General Dynamics, gjatë vitit 2019 kanë shitur armë në vlerë prej 166 miliardë dollarësh, apo 61 për qind të të gjithë vlerës së armëve të shitura më 2019 nga 25 kompanitë më të mëdha në botë.
“Që nga viti 2015 deri më 2019, Shtetet e Bashkuara kanë më së shumti kompani në listën e kompanive për shitjen e armëve. Në listën për vitin 2019, prej 25 kompanive më të mëdha, 12 prej tyre janë nga SHBA-ja”, thuhet në raport.
Për herë të parë, një kompani nga Lindja e Mesme është futur në listën e 25 kompanive që kanë pasur shitjen më të madhe të armëve dhe shërbimeve ushtarake. Kompania EDGE, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, u krijua më 2019, pas bashkimit të mbi 25 kompanive më të vogla. Kjo kompani u radhit e 22-ta dhe ka 1.3 për qind të shitjes së përgjithshme të armëve.
“EDGE është një kombinim i mirë i kërkesës së lartë kombëtare për produkte dhe shërbime ushtarake dhe dëshirës për t’u pavarësuar nga furnizuesit e huaj. Kjo gjë ka bërë që kompanitë vendore në Lindjen e Mesme të rriten”, tha Pieter Wezeman, hulumtues në SIPRI.
Edhe një kompani tjetër, për herë të parë ka hyrë në mesin e 25 kompanive me shitjen më të madhe. ajo është L3Harris Techologies që është radhitur në vendin e dhjetë. Kjo kompani u krijua më 2018, pas bashkimit të dy kompanive amerikane: Harris Corporation dhe L3 Technologies.
Rusia shënon rënie të shitjeve të armëve
Katër kompani kineze janë në mesin e kompanive që kanë shitur më së shumti armë gjatë vitit 2019.
Kompania kineze AVIC është radhitur e gjashta, CETC e teta ndërkaq, NORINCO u radhit e nënta. Ndërkaq, kompania CSGC u radhit e 24-ta. Shitjet e këtyre katër kompanive kineze u rritën nga 4.8 për qind më 2018 në 8.2 për qind më 2019.
Për herë të parë SIPRI ka përfshirë në raport të dhënat e shitjeve të kompanive kineze.
Duke komentuar rritjen e shitjeve të armëve nga kompanitë kineze, hulumtuesi i SIPRI, Nan Tian u shpreh se “kompanitë kineze të armëve po përfitojnë nga programet e modernizuara ushtarake të Ushtrisë për Çlirimin e Popullit”.
Të ardhurat e dy kompanive ruse: Almaz-Antey dhe United Shipbuilding pësuan rënie ndërmjet vitit 2018 dhe 2019, në total prej 634 milionë dollarëve. Po ashtu, kompania tjetër ruse, United Aircraft humbi 1.3 miliard dollarë dhe në vitin 2019 nuk arriti që të hyjë në listën e 25 kompanive me shitjet më të mëdha të armëve.
Hulumtuesja e SIPRI, Alexandra Kuimova tha se “konkurrenca e brendshme dhe ulja e shpenzimeve të qeverisë mbi modernizimin e flotës detare më 2019, ishin dy sfidat kryesore për kompaninë United Shipbuilding më 2019”.
Në raportin e këtij instituti suedez po ashtu theksohet se kompanitë kineze dhe ruse duket se nuk kanë prezencë të madhe në Amerikën Veriore dhe as në Evropën Perëndimore.
Lockheed Martin, mbi 5 miliardë dollarë shitje më 2019
Pash SHBA-së, Kina ka pasur shitjen më të madhe të armëve, me 16 për qind të totalit të shumës.
Gjashtë kompani evropiane, ndërkaq përbëjnë 18 për qind të vlerës së përgjithshme të shitjeve, ndërkaq dy kompani ruse 3.9 për qind.
Nëntëmbëdhjetë nga top 25 kompanitë e armëve kanë rritur shitjet e tyre më 2019, thuhet në raport.
Rritjen më të madhe e ka shënuar kompania amerikane Lockheed Martin: 5.1 miliardë dollarë.
Por, përqindjen më të madhe të rritjes vjetore – prej 105 për qind – është raportuar nga prodhuesi francez i armëve Dassault Aviation Group.
“Një rritje e madhe e dërgesave të avionëve luftarakë të tipit ‘Rafale’, bëri që Dassualt Aviation të futet për herë të parë në top 25 kompanitë me shitjen më të madhe të armëve”, tha Lucie Béraud-Sudreau, drejtoreshë e Programit për Armët dhe Shpenzimet Ushtarake.
Prezenca në botë e kompanive të armëve
Në këtë raport të SIPRI po ashtu është analizuar prezenca ndërkombëtare e 15 kompanive më të mëdha të armëve gjatë vitit 2019. Këto kompani janë të pranishme në 49 shtete.
Dy kompanitë që kanë prezencë më të madhe janë Thales dhe Airbus, ku këto kompani janë të pranishme në 24 shtete. Pas tyre vijnë Boeing (21 shtete), Leonadro (21 shtete) dhe Lockheed Martin (19 shtete).
Mbretëria e Bashkuara, Australia, SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania kanë në shtetet e tyre numrin më të madh të këtyre entiteteve të huaja.
Më së shumti kompani të huaja ka në Australi (38), pasuar nga Arabia Saudite (24), Singapori (11), Emiratet e Bashkuara Arabe (11) dhe Brazili (10).
Alexandra Marksteiner nga Programi për Armët dhe Shërbimet Ushtarake në SIPRI tha se “ka shumë arsye se pse kompanitë e armëve mund të vendosen jashtë vendit, përfshirë edhe qasjet më të mira në tregje, programet më të mira të armëve apo edhe politikat e shteteve pritëse”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë