Cilat janë simptomat që tregojnë se një person ka nevojë për fizioterapi?

Fizioterapeuti Feim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e fizioterapisë dhe ndikimin e saj në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore.
Gashi po ashtu ka folur për problemet që shkaktohen nga qëndrimi i gjatë ulur, probleme me herni diskale, nerv ishiatik, etj.
Ai ka treguar se cilat janë simptomat që tregojnë se një person mund të ketë nevojë për fizioterapi.
“Alarmi i parë është dhembja...dhembja të shtyn, të udhëzon për fizioterapi... ndërsa, sa i përket tjerave janë ato post operative ose traumave të ndryshme... fizioterapia ka qasje qysh në ditën e parë dhe janë planet varësisht patologjisë..”, tha ai.
Tutje, fizioterapeuti Gashi tha se edhe para intervenimeve kirurgjikale edhe pas intervenimeve terapia fizikale është shumë e domosdoshme.
Sipas tij, roli kryesor është riaftësimi për aktivitetet e përditshme.
Podcasti "Shëndeti në rend të parë" mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































