Cilat janë simptomat e një infeksioni vaginal?

Infeksionet vaginale më së shpeshti shkaktohen nga bakteret dhe bakteret, ndërkaq çdo rënie e imunitetit e bashkëshoqëron edhe shfaqjen e infeksioneve vaginale me natyrë mikotike.
Doktoresha Merita Demiri Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka treguar edhe simptomat që mund të paraqiten në rast të infeksioneve vaginale.
“... Shenjat që tregojnë se ka infeksion të rrugëve vaginale janë shfaqja e sekrecioneve të shtuara, ndryshimi i ngjyrës së sekrecioneve, shfaqja e erës së pakëndshme, shfaqje e dhimbjes gjatë urinimit dhe marrëdhënieve seksuale”, u shpreh doktoresha.
Ajo tutje theksoi se shpeshherë këto sëmundje janë seksualisht transmesive dhe kërkon trajtimin në çift, d.m.th të dy partnerëve.
Podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë” mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































