LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë risitë që sjell seria Samsung Galaxy S22?

Cilat janë risitë që sjell seria Samsung Galaxy S22?

Smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje. Në një farë mënyre, përdorimi i tyre merr një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme. Ndaj, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që të keni një smartphone që është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë dhe këtë e vërteton më së miri seria e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra.

Dizajn ikonik dhe i ndërtuar për të zgjatur


Për serinë Galaxy S, Samsung ka aspiruar gjithmonë të zhvillojë një formë të thjeshtë dhe të sheshtë që harmonizon në mënyrë perfekte teknologjinë dhe dizajnin. Galaxy S22 dhe S22+ pasqyrojnë dizajnin ikonik të serisë S, Contour-Cut. Të dyja pajisjet janë ndërtuar me një ekran të sheshtë 6.1 dhe 6.6 inç FHD+, të kompletuar me një xham luksoz. Nga ana tjetër, Galaxy S22 Ultra ka një dizjan të thjeshtë por mbresëlënës me korniza metalike krejtësisht simetrike, me një ekran me kënde të theksuara 6.8 inç dhe me një SPen të integruar. Ky version kombinon më të mirat e serisë Note dhe serisë S.

Përveç anës vizuale, seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj.

Fuqi dhe performancë e lartë
Nga puna në shtëpi, seria Galaxy S22 është krijuar për t’ju mbështetur edhe në ditët më të ngarkuara me procesorin më të fundit 4nm. Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës dhe karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t'ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Smartphone-i më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S22 – Galaxy S22 Ultra – përmban Wi-Fi 6E që ju mundëson të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të përdorura. S22 Ultra ka një SPen të integruar me të cilin mund të shkruani ose vizatoni më natyrshëm në ekran.

Një sistem kamerash i nivelit profesional
Këto smartphone Samsung kanë kamera premium me opsione dhe karakteristika të panumërta që sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë. Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, seria Galaxy S22 ka të gjitha opsionet e avancuar për të bërë një fotografi të bukur çdo herë. Me veçoritë Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale të mundësuar nga NPU-ja e re, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë. Opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona, duke zbuluar dhe gjurmuar deri në 10 persona.

Ndërkohë, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Gjithashtu, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale – AI Stereo Depth Map i ri.

Seria e fundit Samsung Galaxy S22 është një mrekulli e vërtetë teknologjike. Tani ju mund t’i porosisni paraprakisht pajisjet e serisë Galaxy S22 dhe të përfitoni Galaxy Buds Pro dhuratë. Promocioni zgjat deri më 30.6.2022. Për më shumë informacion vizitoni linkun.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori