Cilat janë gjërat që të plakin me të vërtetë?
Cilat janë gjërat që në vërtetë të rrisin moshën? Duke e ditur, i jep mundësi vetes edhe për t’i luftuar. Kush e dinte që jeta e qytetit mund të nxiste plakjen? Por jo vetëm ajo. Hidhi një sy listës.
Takimet stresuese
Prezantimet dhe takimet me njerëz të ndryshëm mund të të plakin. Orët e gjata dhe të lodhshme, përpjekjet për të rënë në marrëveshje nga më të ndryshmet, bëhen të lodhshme në fund të ditës dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në lëkurë.
Sapo kjo bëhet e shpeshtë, lëkura fillon të ndryshojë ngjyrë, madje edhe të tregojë vazhdimisht lodhje.
Si ta luftosh? Përdor krem për lëkurën që ndihmon në rigjenerimin e qelizave.
Ekrani i kompjuterit
Sa herë gjendesh para kompjuterit dhe mendon që gjatë 8 orëve të ditës nuk do t’i shpëtosh dot dritës së tij, kjo është vërtet shkatërruese edhe për lëkurën.
Orët e gjata mund të krijojnë rrudha shumë më shpejt nga sa mund të mendosh.
Si ta luftosh? Vendos një xham mbrojtës gjithmonë në ekran dhe përpiqu që pas çdo 30 minutave, të bësh një pushim. Përdor një krem, i cili është specifik për dëmtimin e rrezeve.
Jeta e qytetit
Njerëzit që jetojnë në qytet plaken 10 për qind më shpejt se ata që jetojnë në periferi apo në fshat. Kjo për shkak të ajrit të ndotur, i cili i vret proteinat që e mbajnë fytyrën të freskët.
Si ta luftosh? Fillo të përdorësh gjithmonë një hidratant për lëkurën, çdo ditë, i cili ka përmbajtje me Q10 dhe vitaminë B3, të cilat ndihmojnë për të forcuar lëkurën.
Puna deri në 4 pasdite
Është një ditë e gjatë dhe e lodhshme, jashtë mund të jetë errësirë (në dimër) dhe ndoshta ke nevojë për të rritur nivelin e sheqerit pas 8 orëve punë.
Nëse e bën rutinë, jo vetëm do të gjesh çlodhje pas një çaji a diçkaje tjetër, por edhe fytyrës do t’i falësh më shumë rini.
Si ta luftosh? Provo një krem me përmbajtje acidi lipoic (ALA), i cili ndihmon për rigjenerim të fytyrës dhe lufton inflamacionin.
Dushi i mëngjesit
Është momenti gjatë të cilit të duhet të vraposh për të arritur orarin. Dushi është mënyra më e mirë për të nisur ditën, por mjaft i dëmshëm për lëkurën, sepse pasi ke bërë një dush me ujë të ngrohtë dhe më pas del në ajër të freskët apo të ftohtë, fytyra krijon tharje.
Kjo ndikon negativisht në lëkurë dhe bën që ajo të rrudhet më shpejt.
Si ta luftosh? Nëse nuk mund ta shmangësh dushin në mëngjes, atëherë sigurohu që pas një ore pasi ke bërë dush, të mos dalësh nga shtëpia. Pastaj sigurohu që pas dushit të përdorësh një krem hidratant. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Gratë të cilat e ndryshuan rrjedhën e historisë përgjithmonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre