Nga: Flutura Açka
Po të kishim ligje për moralin, ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit, Zotëri; ju dëgjova kur folët për Firencen, por jo për arkitektët që ndërtuan dikur atë. Sigurisht, nuk jemi më në kohën e Brunelleschi-t, do të thoni ju. Jo, nuk jemi, e di. Jemi në kohën e betonit, betonarmesë dhe barit artificial. Tani punohet me fonde publike, dhe nuk mund të vendosësh ti me kokën tënde se si do të jetë urbanistika e një qyteti, vetëm ngaqë ti ke pushtet në dorë. Pushteti yt rrjedh prej demokracisë. Dhe këtë ti po e respekton, e shoh dhe po të duartrokas. Të kam dhënë votën, a ma ke marrë votën, arsye edhe pse po të duroj. Madje, po duroj gjatë.
Por ç’ndodh? Ka një shpërdorim të madh mbi konceptim e së drejtës këtu; ja këtë duhet t’ua shpjegojmë qartë qytetarëve që shpesh habiten nga bukuria e qelqeve, lartësive, propaganda e ngjyrave. Këta janë mola e qytetit tonë. Ndodh që projektet e studiove nuk iu kalojnë fare jurive, shpesh bëhen sa për sy e faqe, pasi studiot e projektimit janë zgjedhur qysh më parë.
Pa mendoni, një testi të tillë i është nënshtruar edhe vetë Brunelleschi! A nuk duket kjo qesharake para batërdisë që bëhet sot me projektet? Ai – Brunelleschi – nuk e fitoi atë konkursin e famshëm të Portës së Bazilikës! Kujdes, vini veshin, po flas për portën e famshme të Bazilikës së Firences. E pra, Brunelleschi të humbasë konkursin?! Brunelleschi, i cili ngjiti katër milionë tullëza në ajër dhe që ndërtoi kupolën më të lartë në botë dhe që i mundoi me shekuj arkitektët të zbulonin se si e bëri?!
Po, e humbi konkursin, sepse ai hyri në një konkurrim të rreptë, pasi ajo që do të nderohej, ishte më e famshme se çdo i famshëm, sepse ishte historia. A mendon kush sot për historinë? A do ta pranonte ndonjë studio – e preferuar e qeverisë – të humbte fondet me miqtë që ka në qeveri, nga arsyeja qesharake se projekti i saj nuk qenkësh aq i mirë, apo se dikush tjetër e paskësh më të mirë e që kushtokërka më pak?! Këta janë mola e vërtetë.
Ej mik, llogari të tilla në kohën tonë nuk bëhen, i mori përgjegjësia me vete. A mund të ndodhë që ndokush të ketë ide më të mira se idetë e qeverive? Qeveritë i dinë të gjitha, edhe kur do të bjerë shi, edhe kur do të bjerë gripi e di qeveria. Ku ka Brunelleschi t’i konkurrojë idetë tona. Ka vetëm Boeri. Boeri majtas, Boeri djathtas, Boeri para, Boeri prapa… Ku të dojë qeveria ka Boeri. Por, më mirë rrimë dhe pak te Brunelleschi, se na hidhërohet dikush lart – atje ku ajri rrallohet dhe truri e humbet funksionin – dhe vjen e na i shemb muret e çatinë që mezi po e mbajmë në këmbë. Këta janë mola e vërtetë.
Perspektiva e Brunelleschi-t nuk është thjesht një koncept gjeometrik apo arkitekturor i thellësisë në hapësirë, por një thellësi në kohë. Kujdes, një thellësi në kohë, një dimension i patjetërsueshëm i njeriut. I njeriut dhe i mjedisit. Njeriu ka kujtesën e tij personale, por edhe kujtesën historike të shoqërisë së cilës i përket, dhe kjo është e pandashme me arkitekturën.
Perspektiva është ajo që vjen pas. Që si arkitekt, urbanist, si planifikues territori, si bashkiak, si bash-bashkiak, mbase nuk mund t’i jesh pjesë si qenie biologjike – do vdesësh një ditë, dreqi e mori! – por i shërben një kohe tjetër, të tjerë njerëzve, të cilët kurrë nuk do t’i njohësh, ndaj të cilëve ti ke përgjegjësi, dhe kjo, miku im, kjo e bën ndarjen e madhe mes patriotëve dhe jopatriotëve, mes atdhetarëve dhe bukëshkalëve.
Ata që e ndërtuan Firencen, kanë qenë mendjehapur, njerëz me perspektivën më së pari në hapësirën e tyre mentale, por edhe shpirtërore. Natyrisht, kjo kërkon edhe një lloj sublimimi, të mos vuash nga egoja e akaparimit të historisë dhe as të jetosh me ndjesinë se historia është në shërbimin tënd, dhe të përjetësimit tënd. Ti je mola e vërtetë.
Më fal, kush je ti, o molë, që i vë dizajnin dhe ngjyrat e tua vendit tënd? Je një i marrë patjetër, një egocentrik, një i sëmurë psikik. A një palaço. Para historisë, ti je një milingonë, një hiçmosgjë. Je një kafshë. Jo një kafshë politike si e Platonit, por një kafshë kafshë. Se për patriot, as që mund të flasim. Do moral të lartë të jesh patriot. Fatkeqësia është se nuk kemi ligje për moralin.
Se po të kishim ligje për moralin, ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit. /Fragment i përshtatur nga romani “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë”, 2017/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Gjuhëtari Rexhep Ismajli, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencës të Amerikës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!
Japonia në Mal të Zi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët