LAJMI I FUNDIT:

Cila është grupmosha që gënjen më së shumti

Cila është grupmosha që gënjen më së shumti

Kur është fjala për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, askush nuk mund të përputhet me aftësinë e adoleshentëve në aspektin e shpeshtësisë me të cilën ata tregojnë gënjeshtra dhe bëjnë lojëra.

Kjo nuk është një gjë e çuditshme për ata prindër që kanë dëgjuar shprehjet tradicionale të adoleshentëve të tilla si, “të gjithë të tjerët e bëjnë atë”; “Nuk kam detyra shtëpie”; ose “Jam duke kaluar natën me një shoqe”, raporton “The Independent”.

Studimi, i kryer nga hulumtues në universitetin e Ghentit, Vanderbiltit, Amsterdamit dhe të Maastrichtit, provoi që në 1005 njerëz të moshës nga gjashtë deri në 77-vjeçare, adoleshentët janë më të papërgjegjshmit dhe më gënjeshtarët.

Por gjithashtu nga ky studim rezultoi se fëmijët e vegjël dhe pensionistët janë njerëzit më të ndershëm në shoqëri.


Kjo për shkak se frekuenca me të cilën ne gënjejmë dhe aftësia jonë për t’u marrë me të, bie me moshën, ndoshta për shkak të ndryshimeve që ndodhin në tru.

“Hulumtimi ynë tregon se adoleshentët janë në përgjithësi, gënjeshtarët më të mirë”, thonë studiuesit, studimi i të cilëve është publikuar në revistën “Acta Psychologica”.

Shpeshtësia e gënjeshtrës rritet gjatë fëmijërisë, arrin pikun në adoleshencë, dhe më pas nis të bie në moshën e pleqërisë deri në atë pikë sa të moshuarit gënjejnë baras me fëmijët. Perfeksionimi i gënjeshtrës ndodh gjatë fëmijërisë, përvetësohet në adoleshencën e hershme dhe përkeqësohet përgjatë adoleshencës.

Zbulimet tona thonë se përderisa gënjeshtrat e personave më të moshuar mund të kapen më lehtë, adoleshentët e hershëm dinë të sajojnë gënjeshtra aq të përkryera sa që është e vështirë t’i dalloni”, theksojnë hulumtuesit.

Psikologët thonë se kjo është hera e parë që një studim është marrë me atë se cila grupmoshë gënjen më shumë.

Rezultat e këtij studimi tregojnë gjithashtu se, në përgjithësi, ne tregojmë 2.19 gënjeshtra në ditë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Shpëtoni trikot të cilat janë zvogëluar gjatë larjes: Mos u dëshpëroni, ekziston zgjidhja!

Shpëtoni trikot të cilat janë zvogëluar gjatë larjes: Mos u dëshpëroni, ekziston zgjidhja!

Bëje vet
11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Lifestyle
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori