LAJMI I FUNDIT:

Çifti zbulon aksidentalisht gjurmët e këmbëve 280 milionë-vjeçare në Itali

Çifti zbulon aksidentalisht gjurmët e këmbëve 280 milionë-vjeçare në Itali

Një udhëtim normal u kthye në një ditë zbulimi arkeologjik për një çift që gjeti gjurmë parahistorike që datonin miliona vjet më parë.

Claudia Steffensen ishte duke ecur me bashkëshortin e saj nëpër Alpet italiane verën e kaluar, kur vuri re atë që ajo e përshkroi si “dizajn të çuditshëm” në një shkëmb.

“Ishte një ditë shumë e nxehtë verën e kaluar dhe ne donim të shpëtonim nga vapa, kështu që shkuam në male”, tha Steffensen.


“Në rrugën tonë për t’u kthyer, na u desh të ecnim me shumë kujdes përgjatë shtegut. Burri im ishte para meje. Vura këmbën time në një gur, i cili më ngjau si i çuditshëm pasi më dukej si një pllakë çimentoje, më pas vura re këto modele të çuditshme rrethore me vija të valëzuara, i hodha një vështrim më të afërt dhe kuptova se ishin gjurmë”, shtoi ajo.

Pasi ajo identifikoi shenjat si gjurmë, gjetja u kalua dhe u studiua më tej nga një numër ekspertësh, përcjell Telegrafi.

Hapi i parë që Steffensen bëri pasi zbuloi gjurmët ishte dërgimi i një fotoje te një mik fotograf me specializim në botën natyrore.

Fotografi më pas kontaktoi me një paleontolog në Muzeun e Historisë Natyrore në Milano të quajtur Cristiano Dal Sasso, i cili u konsultua me ekspertë të tjerë në këtë fushë.

Gjurmët e gjetura nga Steffensen, të cilat iu paraqitën asaj si rezultat i shkrirjes së borës dhe akullit, u identifikuan nga ekspertët se i përkisnin një zvarraniku prehistorik.

Ekspertët kanë bërë shumë vizita në zonë që kur u zbuluan gjurmët origjinale.

Eksplorimi i mëtejshëm ka çuar në zbulimin e qindra gjurmëve të tjera të fosilizuara që u përkasin zvarranikëve parahistorikë, amfibëve dhe insekteve.

Gjurmët e fosilizuara datojnë që nga periudha Permian, sipas revistës Smithsonian.

Periudha kohore ndodhi midis 251 dhe 299 milion vjet më parë, një kohë para dinozaurëve.

Ajo përfundoi me “ngjarjen më të keqe të zhdukjes në historinë e planetit”, sipas National Geographic, me 90% të specieve detare dhe 70% të kafshëve tokësore që u zhdukën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori