LAJMI I FUNDIT:

Çifti norvegjez bëhen të parët në 1,000 vjet, që martohen në një ceremoni tradicionale vikingësh

Çifti norvegjez bëhen të parët në 1,000 vjet, që martohen në një ceremoni tradicionale vikingësh

Të gjithë i kanë ëndrrat e tyre kur martohen dhe duan të përjetojnë dasmën e tyre të ëndrrave, ku do të jenë princesha apo princër. Por, një çift norvegjez ka dashur të bëjë diçka tjetër krejt të pazakontë, duke u bërë të sapomartuar në stil vikingësh.

Në këtë formë, ata realizuan ceremoninë e parë në stilin e vikingëve, që realizohet në më se 1,000 vjet, transmeton Telegrafi.


Rune dhe Elizabeth Dalseth, nuk deshën një ceremoni të zakonshme, por shkuan afër një liqeni dhe gjithçka e realizuan sikur vikingët e vjetër, si para dhjetë shekujsh. Ata u deshën të sigurojnë dy barka të gjata druri, një prift pagan dhe gjak që do ta ofronin për mbarësi.

Po, ata e flijuan gjakun e një derri, por kjo kafshë nuk shkoi dëm pasi iu shërbyer të pranishmëve më vonë, derisa gjithçka shkoi në atmosferë të qetë. Të dy ishin ndarë në dy barka dhe arritën aty me nga dhjetë vet, që ishin shoqëruesit e tyre, familjarë dhe shoqëri e ngushtë.

Dhëndri kishte në dorë trëndafila të thata, si dhe një shpatë të vërtetë, derisa nusja kishte veshur fustanin e bardhë sikur nuset e zakonshme, por ishte mbështetje me një pelerinë të kuqe leshi, sikur nuset e vikingëve të vërtetë.

Para 130 të ftuarve, të cilët ishin të veshur me veshje vikingësh, nuk dëgjuan muzikë nga ndonjë pajisje por ata u argëtuan me muzikë të gjallë nga instrumentet tradicionale.

Zhvillimin e ceremonisë tradicionale të vikingëve, është bërë që të tregohen ana e butë e kësaj shoqërie të stigmatizuar, që gjithnjë krahasohen me dhunë dhe luftë.

Sipas organizatorëve të kësaj ceremonia, vikingët ishin po aq të dhunshëm sa edhe fiset tjera të asaj kohe, ndërsa kishin edhe anën e tyre të ndjeshme dhe të mirë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Kalo në kategori