LAJMI I FUNDIT:

Çifti në SHBA padit klinikën e fertilitetit pasi gruas iu implantua embrioni i një çifti tjetër

Çifti në SHBA padit klinikën e fertilitetit pasi gruas iu implantua embrioni i një çifti tjetër

Një çift nga Kalifornia lindi fëmijën e një të huaji pasi iu dha embrioni i gabuar nga një klinikë fertiliteti gjatë fertilizimit ‘in vitro’ (IVF), thuhet në një padi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Daphna dhe Alexander Cardinale thonë se kanë lindur në shtator të vitit 2019 një vajzë që nuk i ngjante aspak atyre.


Pas një testi të ADN-s, ata zbuluan çiftin që solli në jetë vajzën e tyre dhe kështu vendosën të shkëmbenin vajzat.

Ky nuk është ngatërrimi i parë i supozuar gjatë një procedure IVF.

IVF është një procedurë gjatë së cilës vezët e një gruaje fekondohen nga sperma e burrit në një laborator, dhe më pas embrionet implantohen në mitrën e një gruaje.

Cardinales po paditin qendrën e fertilitetit me bazë në Los Angeles, Qendrën e Kalifornisë për Shëndetin Riprodhues (CCRH) si dhe In VitroTech Labs, një laborator embriologjik. /Telegrafi/