Çifti i njohur Naim Abazhi dhe Mihrije Braha vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Para pak javësh, ata shijuan disa ditë të mira pushimi në bregdetin e Dhërmiut, ndërsa Mihrija shfrytëzoi rastin edhe për të xhiruar klipin e saj më të ri "Jam nxon".


Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë publikuar disa fotografi, të cilat tregojnë disa nga momentet e tyre në pushime.

Në dy nga fotografitë e publikuara së fundmi, Mihrija dhe Naimi shfaqen të dy së bashku duke notuar në brendësi të ujit.

Pozat që ata kanë marrë brenda në ujë janë mjaft të lezetshme, dhe i bënë ata që të duken si çifti i dashuruar i "sirenave të ujit". /Telegrafi/

M1

M2