Seiji Iimura dhe gruaja tij Fuyumi, janë kultivuesit e pestë e një peme të bonzait, e cila tashmë është vjedhur nga prona tyre që ndodhet në Tokio të Japonisë.

Duke i konsideruar si trashëgimi familjare, çifti japonez u kërkojnë hajnave që së paku t’i ujisin dhe të kujdesen për to, ngaqë janë shumë të vlefshme, transmeton Telegrafi.


Vlera e shtatë pemëve të vegla, mund të arrijë deri në 110 mijë dollarë, ndërsa vetëm një prej tyre kushton 90 mijë dollarë.

Cifti foto 2 Pema bonsai, që jeton me qindra vjet

Dyshohet se këto pemë to vogla që rriten në vazo, janë vjedhur gjatë disa netëve me radhë. Kur vërejti mungesën e tyre, Iimura njoftoi policinë për dyshimet për vjedhjen e pemëve, përfshirë edhe një me shumë gunga të vjetër më se 400 vjet.

“Nuk do ta shisja për asnjë çmim, sepse e doja dhe jam i pikëlluar që më nuk e kam. I urrej hajnat, por së paku le ta ujisin, sepse ai bonzai do të mbijetoi kur nuk do të jemi më asnjëri prej nesh” ka thënë pronari.

Në ekspozitën e tyre prej 5,000 metrave katrorë, ata i mbajnë mbi 3,000 pemë në miniaturë, në mënyrë që të gjithë t’i shohin nga afër dhe të njoftohen me kulturën e këtyre pemëve. /Telegrafi/