Fotografi brazilian Sebastiao Salgado dhe gruaja e tij Lelia Deluis Salgado, i kanë treguar botës se një grup i vogël njerëzish megjithatë mund të ndryshojnë diçka.

Ata morën përsipër misionin e shenjtë, që tokat që kishin mbetur djerrinë t'i shndërrojnë në male duke mbjellë mbi katër milionë fidane, transmeton Telegrafi.


2 92

Sebastiao është fotograf me renome botërore që ka fituar çmime të ndryshme, e pasi që më nuk mund të shikonte dhe rrinte duarkryq atë që po fotografonte, siç ishte gjenocidi në Ruandë, vendosi të kthehet në vendlindje në Brazil.

3 66

E vendi ku ishte rritur dikur ishte mbuluar me male, megjithatë kur u kthye në shtëpi e pa se zona përreth ishte shndërruar në djerrinë. Ky fakt e shkatërroi emocionalisht. Aty dikur kishte shumë pemë kurse në mal jetonin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve.

E gruaja e tij ishte ajo që e përkrahi që të ndërmerr diçka dhe t'ia rikthej "shkëlqimin", që e kishte dikur vendi ku ishte rritur.

4 59

"Toka ka qenë e sëmurë sikurse unë. Gjithçka ka qenë e shkatërruar. Vetëm 0,5 për qind e tokës kishte mbetur e mbuluar me pemë. Por, gruaja ime kishte një ide brilante dhe më inkurajoi që të mbjellim fidane. Pas mbjelljes se fiadnes së parë, hapësira filloi çdo herë e më shumë të marrë ngjyrën e gjelbër, dhe kuptohet se aty u rikthyen edhe insektet, zogjtë e peshqit, e më vonë edhe kafshët më të mëdha. Dhe mund të them që edhe unë kam rilindur", ka deklaruar Salgado.

5 48

Çifti bashkëshortor themeluan Institutin e Tokës (Instituto Terra), një organizatë të vogël e cila që prej fillimit të themelimit ka mbjellë 4 milionë fidane dhe ka rikthyer malin aty ku kishte qenë më parë, para se të "vinte" industria.

6 39

"Ndoshta kemi zgjidhje. Ekziston vetëm një 'krijesë" që mund ta shndërroi CO2 në oksigjen, e ajo është pema. Duhet sërish të mbjellim fidane. Na mbetet neve që sërish t'i rikthejmë malet që ishin dikur", ka shtuar ai.

7 34

Në fund e gjithë puna e palodhshme edhe shpërblyer, janë rikthyer 172 lloje të zogjve, 33 lloje të gjitarëve, 293 lloje te luleve dhe shumë kafshë tjera të mëdha.

8 31

Ky projekt ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën, e historia e tij tregohet edhe në filmin dokumentar "Salt of the Earth". /Telegrafi/

9 27

10 25

11 19