Nikki Goldstein nga Australia, që është njohëse e marrëdhënieve të çifteve, ka thënë se ata që postojnë gjëra romantike dhe sentimentale në Facebook, nuk e kanë jetën ashtu siç duket.

Madje, ajo pretendon se ata e urrejnë njëri-tjetrin dhe duan këtë boshllëk ta mbushin, përmes miqve virtual me të cilët nuk njihen personalisht, transmeton Telegrafi.


Të ashtuquajturit çifte të fuqishme, që ‘selfiet’ dhe postimet e ndryshme të tyre duken dhe tingëllojnë sikur janë duke bërë jetën përallore sikur në Hollyëood, janë duke mashtruar së pari vetën.

Çiftet që postojnë gjëra romantike në Facebook sipas te gjitha gjasave e urrejne njeri tjetrin foto 2 Të lumtur së paku në ‘selfie’

“Në të shumtën e rasteve, ata kërkojnë vëmendje dhe vlerësim nga njerëzit që si njohin, se sa nga partneri tyre”, ka thënë Goldstein. “Pëlqimet dhe komentet nga të tjerët, i ndihmojnë këta njerëz që të ndihen më mirë. Derisa injorohen nga personi që janë në lidhje, plotësohen duke u shfaqur se gjithçka është në rregull”.

Sipas saj, kjo mund të jetë indikator se ndonjëri nga partnerët mund të jetë kontrollues dhe mbikëqyrës i rreptë.

Në një hulumtim të bërë më parë nga Universiteti Brunel në Angli, me 555 shfrytëzues të rrjetit social Facebook, është gjetur se ata që postojnë shpesh për partnerin e tyre romantik, janë shumë të dobët dhe nuk kanë vetëbesim. /Telegrafi/