LAJMI I FUNDIT:

Çiçakovski i dhuroi honoraret si donacion, Igor Milev dhe Violeta Duma i kthejnë në buxhet

Çiçakovski i dhuroi honoraret si donacion, Igor Milev dhe Violeta Duma i kthejnë në buxhet

Igor Milev dhe Violeta Duma ish anëtarë të KSHZ-së tashmë kanë kthyer honoraret e tyre në buxhet, këtë informacion e ka bërë të ditur Milev gjatë reagimit të një teksti mediatik ku thuhet se vetëm ish kryetari i KSHZ Çiçakovski ka kthyer në fakt ka dhënë donacion honoraret e tjerët jo.

“Lidhur me publikimin në media se nuk janë kthyer honoraret në buxhet nga ana e ish anëtarëve të KSHZ, them se titulli nuk është i saktë sepse ekziston një dëshmi fletëpagesë se Igor Milev dhe Violeta Duma i ka kthyer paratë në buxhet dhe këtë e dinë të punësuarit brenda KSHZ, shërbimi financiar në ministrinë e financave. Për këtë informacion para se të publikoni duhet të korigjoni”, ka reaguar kështu Milev.

Ish anëtarët e KSHZ-së që kanë dhënë dorëheqje pas skandalit me honorare të zbuluar nga ambasadori amerikan Baily i cili ka deklaruar se në seancë të mbyllur për mediat kanë vendosur që pas zgjedhjeve lokale të shpërblejnë veten me honorare të majme./Telegrafi/