Këngëtarja amerikane, Ciara mori një reagim miks nga fansat teksa zbuloi të mërkurën se do të publikojë një këngë me artistin Chris Brown.
“CiCi X Breezy. How we ro9ll”, 4 gusht”, ka shkruar këngëtarja , 37 vjeç, e cila përfshiu një video me Chris, 34 vjeç, së bashku me një fragment të këngës në Instagram.
Në klipin e shkurtër, Chris shihet me kokën e mbështetur në shpatullën e Ciaras gjatë një seti fotografik për kopertinën e këngës, shkruan DailyMail.
Fansat e Ciarës vërshuan në seksionin e komenteve për ta dënuar atë për punën me krijuesin e hiteve, pavarësisht nga e kaluara e tij e dhunshme – që përfshin rrahjen e Rihannas në 2009.
Sulmi ishte aq brutal sa Rihanna – e cila ishte e dashura e tij në atë kohë – duhej të shtrohej në spital.
Ai u akuzua për sulm të rëndë dhe kërcënime kriminale, por ai shmangu burgun duke pranuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Chris u dënua me pesë vjet lirim me kusht, u urdhërua të kryente 180 ditë shërbim në komunitet në shtetin e tij të Virxhinias dhe iu desh të kalonte një kurs të dhunës në familje.
View this post on Instagram
Gjithashtu u vendos një masë ndalimi që kërkonte që ai të qëndronte të paktën 50 metra larg ish-të dashurës së tij.
Ai shkeli urdhrin e ndalimit në vitin 2012 duke marrë pjesë në të njëjtën festë të Halloween-it si Rihanna.
Ajo tronditi publikun kur u rikthye për pak kohë me Chris, një vendim që e shpjegoi vite më vonë duke i thënë “Vanity Fair “.
Ajo e përshkroi veten si një “vajzë që ndjeu se sado dhimbje që kishte marrëdhënia, ndoshta disa njerëz janë ndërtuar më të fortë se të tjerët. Ndoshta unë jam një nga ata njerëz të ndërtuar për të përballuar gjëra të tilla”.
Në vitin 2011, Chris filloi një romancë me modelen Karrueche Tran.
Ajo paraqiti një urdhër ndalimi të dhunës në familje kundër tij në vitin 2017, pasi akuzoi artistin për kërcënimin e saj si dhe për abuzim fizik me të.
Ai u ndalua përkohësisht me urdhër që të qëndronte 100 metra larg saj.
Në vitin 2018, Chris dhe dy meshkuj të tjerë u paditën për sulme seksuale të dyshuara ndaj një gruaje në shtëpinë e tij. Ai i mohoi me forcë akuzat.
Padia më vonë u hodh poshtë dhe u zgjidh jashtë gjykatës, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga “The Blast”.
Në vitin 2021, një grua thirri policinë dhe akuzoi një burrë se e kishte goditur në shtëpinë e Chris. TMZ raportoi se Chris ishte i dyshuari.
Në vitin 2022, ai u godit me një padi prej 20 milionë dollarësh pasi një grua e paidentifikuar e akuzoi atë për përdhunimin dhe drogimin e saj ndërsa ishte në një jaht në Miami, Florida në 2020.
Një gjyqtar më vonë e pushoi çështjen ‘pa paragjykim’ sepse asnjëra palë nuk u paraqit në seancë, sipas NBC.
Në komentet në postiin e Ciaras, shumica donin të dinin pse ajo do të punonte përsëri me yllin kontrovers, pavarësisht se ishte një ‘feministe’ e vetëshpallur.
Ata kanë bashkëpunuar më parë në këngën “Turntables” (2009) dhe performuan së bashku në “BET Awards 2008”.
Dyshja u shfaq në industrinë e muzikës në të njëjtën kohë. Ciara publikoi këngën e saj të parë “Goodies” në 2004 ndërsa Chris publikoi “Run It” vitin e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon t’i dalësh përpara” – Rozana godet Gjestin për rikthimin e Jozit

Zoe Saldana dhe Julia Roberts shkëlqejnë në Cesar Film Awards

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri”, Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

"Krimb i vogël, për çfarë je i njohur, për ish-dashnore?", përplasje mes Rozanës dhe Gjestit

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk