LAJMI I FUNDIT:

Christina Aguilera vazhdon të jetë e ‘dashuruar’ me fundet e guximshme

Christina Aguilera vazhdon të jetë e ‘dashuruar’ me fundet e guximshme

Zakonisht, një fund në gardërobë është një zgjedhje neutrale mbi të cilën “ndërtohet” e gjithë pamja apo dukjen e juaj!

Por, kjo formulë stili duket se nuk ka vend për yllin e popit, Christina Aguilera.


Këngëtarja ka një histori të sajën në raport me fundet e guximshme, gati surreale me të cilat shfaqet në publik.

E mbani mend foton që bëri xhiron e internetit këtë verë?

Një minifund në formën e një çante Hermès Birkin, me shkëlqim vezullues, tipike si një çantë standarde me rripa dhe xhepa për të futur duart.

Dje, artistja befasoi sërish gjatë një daljeje pak përpara show-t të Jimmy Kimmel Live në Los Angeles.

Christina tregoi edhe njëherë dashurinë për stilin surreal me një fund të ri lëkure me imazhin e një buzëqeshje të fortë deri te dhëmbët.