Bashkëshortja e John Legend, Chrissy Teigen, ka konfirmuar së fundmi se ajo është duke hequr implantet e gjirit.

Me anë të një imazhi të ndarë në Instagram me fansat, modelja 34-vjeçe, bëri të ditur se do t’i nënshtrohet një operacioni pasi u testua për COVID-19.


“Përshëndetje. Unë postova veten time duke marrë një test për COVID pasi do t’i nënshtrohem një operacioni. Shumë njerëz janë kuriozë, kështu që unë thjesht do ta them këtu; Unë po heq implantet e gjirit”, ka shkruar ajo.

“Ato kanë qenë të mira për shumë vite për mua, por thjesht dua të ndihem mirë në rrobat e mia. Pra, mos u shqetësoni për mua! Gjithçka do bëhet mirë. Do të kem akoma gjinj”, vazhdoi ajo.

Në fillim të këtij viti ajo shënoi përvjetorin e 10-të të bërjes së implanteve të gjirit duke u shprehur më në detaje për operacionin dhe gabimin e bërë.

Chrissy, e cila ndan vajzën Luna dhe djalin Miles me burrin John Legend, u përgjigj se ajo dëshiron t’i heqë por është thjesht kohë jo e përshtatshme për shkak të pandemisë.

28861278 8359855 image a 14 1590538870287 Chrissy Teigen (Foto: Getty Images/Guliver)

Në një intervistë me Glamour UK herët këtë muaj, Chrissy zbuloi se ajo bëri operacion gjoksin për t’u ndjerë më mirë në bikini.

"Po, bëra gjoksin tim kur isha rreth 20-vjeçare. Ishte më shumë për rroba banje. Mendova, nëse do të pozoj", është shprehur Teigen. /Telegrafi/