LAJMI I FUNDIT:

Chomsky: Trump mund të inskenojë sulme terroriste

Chomsky: Trump mund të inskenojë sulme terroriste

Pas rënies së ligjit të kujdesit shëndetësor dhe popullaritetit në ulje të presidentit Trump në sondazhet e fundit, akademiku i krahut të majtë dhe intelektuali Noam Chomsky është duke bërë thirrje për vigjilencë ndaj “flamurit të rremë” për sulme të mundshme terroriste që sipas tij mund të propagandohen për të mbështetur presidentin dhe nismat e tij për të hequr amerikanët të drejtave të tyre kushtetuese.

Sipas Chomsky, pasi votuesit do të shohin se premtimet e tij janë “një kala rëre”, Trump do të shkojë në masa ekstreme për të mbledhur mbështetje.


“Unë mendoj se ne nuk duhet të përjashtojmë një lloj akti terrorist i inskenuar apo i supozuar, i cili mund të ndryshojë vendin në çast”, tha Chomsky në një intervistë me Alternet Jan Frel.

Chomski thotë se pasi gjërat të fillojnë të shkojnë keq, Trump do të duhet të gjejë objektiva të tjera për të treguar me gisht, emigrantët, terroristët, myslimanët dhe këdo tjetër.

Sa për akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e SHBA-ve, Chomsky mendon se “kjo është e gjitha vetëm një shaka”.

Duke mos përjashtuar mundësinë se ka pasur ndërhyrje nga ana e qeverisë ruse në zgjedhje ai thotë se vetë fakti që SHBA është e indinjuar do të shkaktojë të qeshura te “gjysma e botës”.

Aktualisht Senati në SHBA dhe Komisionet e Inteligjencës ne Dhomën e Përfaqësuesve janë duke hetuar për ndërhyrjet ruse që sollën Presidentin Donald Trump në pushtet.

CIA, FBI dhe NSA kanë deklaruar se ata janë të bindur se Presidenti rus Putin urdhëroi një fushatë denigrimi të Sekretares Clinton gjatë zgjedhjeve. /javanews.al/