LAJMI I FUNDIT:

Chiesa pranë largimit nga Liverpooli – tri klube nga Serie A shumë të interesuara për të

Chiesa pranë largimit nga Liverpooli – tri klube nga Serie A shumë të interesuara për të

Federico Chiesa mund të rikthehet së shpejti në Serie A gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, mes vështirësive nëpër të cilat po kalon tek Liverpooli.

Chiesa, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi gjatë verës, ka dështuar që të adaptohet me jetën në Ligën Premier dhe është paraqitur në vetëm tri ndeshje për klubin.

Ai gjithashtu ka pasur vështirësi që të arrijë formën optimale fizike dhe kjo e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën e tij.


Është e qartë se italiani momentalisht nuk bën pjesë në planet e Arne Slot dhe kjo mund të bëjë që ai të largohet nga ‘Anfield’.

Napoli thuhet se është i etur që ta rikthejë atë në vendlindje gjatë afatit të janarit, ka raportuar Calciomercato.

Sidoqoftë, ata do të përballen me konkurrencë të ashpër nga dy ekipet tjera Milan dhe Roma, që po ashtu kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin.

Chiesa pati një rënie drastike në formë që prej se iu bashkua gjigantit anglez nga Juventusi. Mungesa e minutave nën urdhrat e Slot ka bërë që ai ta humbasë vendin e tij edhe tek kombëtarja e Italisë.

Slot tashmë e ka konfirmuar se ylli italian nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme ndaj Arsenalit, pasi që ende nuk ka filluar stërvitjet me ekipin pas lëndimit të tij të fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori