LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Ky Juventus është i Dybalas, Ronaldo është e kaluara – do t’iu kthehemi fitoreve

Chiellini: Ky Juventus është i Dybalas, Ronaldo është e kaluara – do t’iu kthehemi fitoreve

Giorgio Chiellini ka folur pas ndeshjes ku Juventusi humbi nga Napoli 2-1, duke thënë se skuadra duhet të ndjehet krenar për paraqitjen, ndërsa shtoi se ky ekip është i Paulo Dybalas.

Bianconerët kishin kaluar në epërsi në “Diego Armando Maradona”, me golin e Alvaro Moratas, por golat e Matteo Politano dhe Kalidou Koulibaly sollën fitoren e vendasve.

“Ekipi ishte i bashkuar gjatë gjithë lojës, kështu që ne duhet të jemi të kënaqur dhe krenarë me atë që pamë”.


“Ne e merituam të merrnim një rezultat këtu, por gjithçka që mund të bëjmë tani është të punojmë më shumë dhe të flasim më pak. Ne e dinim që do të kishte vështirësi këtë sezon, edhe pse ndoshta jo se do të ishim në këtë pozicion pas tre ndeshjeve”, deklaroi kapiteni.

Chiellini u pyet se çfarë këshille i kishte dhënë Allegrit, i cili u kthye në Torino pas dy sezoneve larg.

“Vetëm se ne duhet të punojmë dhe të bëhemi një ekip. Sidoqoftë, unë mendoj se meritonim të paktën një barazim sot, por ne kemi kaluar nëpër situata të tilla më parë. Do të kthehemi ngadalë aty”, nënvizoi Chiellini.

Chiellini u pyet për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi dy herë në fitoren 4-1 të Manchester United kundër Neëcastle United.

“Kur ke një lojtar të klasit botëror si Cristiano, nuk mund të mos përdorësh ekipin për të luajtur për të. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Cristianos për gjithçka që bëri gjatë këtyre viteve në Juventus, por ne vazhdojmë”.

“Ky do të jetë ekipi i Paulo Dybalas. Gjatë dy viteve të fundit, ai uli golat e tij mesatarë për shkak të pranisë së Cristianos, por ai është një lojtar kyç për këtë ekip dhe kjo dihet nga të gjithë”, deklaroi Chiellini./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori