LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Corvette ZR1 i ri, do të prodhohet në vetëm 50 njësi (Foto)

Chevrolet Corvette ZR1 i ri, do të prodhohet në vetëm 50 njësi (Foto)

Kur të jenë shitur 50 makinat, Corvette ZR1 më nuk do të hyjë në prodhim

Të gjithë ata që janë të interesuar për Corvette ZR1, duhet të veprojnë shpejtë dhe ta porosisin, sepse do të prodhohet në vetëm 50 njësi dhe më nuk mund të jetë në dispozicion, transmeton Telegrafi.


Prodhimi do të fillojë në fund të korrikut, derisa dërgesat e para do bëhen pas një kohe të shkurtër.

Kur ka mundësi të paguajë 108 mijë euro, sa është çmimi bazë, blerësi do të ketë mundësi të shfrytëzojë këtë super-makinë me 6.2 litra që prodhon 755 kuaj fuqi. Varësisht nga kërkesa, ky model mund të porositet në dy sisteme të aerodinamikës.

Modeli Corvette ZR1 është shumë i fuqishëm dhe do të jetë një makinë e rëndësishme për kompaninë. /Telegrafi/