Chelsea planifikon ta mposhtë konkurrencën e Paris Saint-Germainit për nënshkrimin e futbollistit të Sporting Lisbonës, Manuel Ugarte.

Sipas gazetarit Bruno Andrade, Blutë e kanë njoftuar klubin portugez se janë të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën në kontratën e mesfushorit duke paguar 60 milionë euro për nënshkrimin e tij.


22-vjeçari ka pasur një sezon mbresëlënës me ekipin nga Primeira Liga duke regjistruar 57 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka tërhequr interesimin e klubeve, si Chelsea, PSG dhe Liverpool, të cilët janë vënë në garë për shërbimet e tij.

Vendimi për të zgjedhur i takon Ugartes, mirëpo Correio da Manha raporton se skuadra londineze mund ta paguajë klauzolën e tij dhe t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare. /Telegrafi/

telegrafi sport app