Chelsea thuhet se është gati të ofrojë 35 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit Andreas Christensen në mënyrë që të nënshkruajë me yllin e Romës, Cengiz Under.

Under po shkëlqen me fanellën e Giallorossëve që nga transferimi i tij në fillim të sezonit të kaluar.


Paraqitjet e tij të mira, me gola dhe asistime kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas tij.

Arsenali ka shfaqur interes tash e sa kohë, por rivalët e tyre lokal, Chelsea, gjithashtu e duan yllin turk në skuadër.

Cengiz Under 1 2 Cengiz Under (Getty Images)

Sipas mediumit italian Calciomercatoweb.it, Maurizio Sarri dhe klubi i tij i Ligës Premier janë vendosur fort pas reprezentuesit të Turqisë.

Christensen 2 Christensen në duel me Gabriel Jesus (Foto:Getty Images)

Propozimi i Bluve thuhet se është në vlerën e  35 milionë eurove plus shërbimet e mbrojtësit danez, 22-vjeçarit Christensen.

Under ka qenë i lidhur me një largim gjatë afatit kalimtar të janarit, me Bayern Munich që kanë qenë njëri nga favoritët.

21-vjeçari i kushtoi 13.4 milionë euro plus bonuse Romës për të nënshkruar me të nga Istanbul Basaksehir në verën e vitit 2017. /Telegrafi/

telegrafi sport app