LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rrit interesimin për talentin brazilian që ëndërron t’i bashkohet Barcelonës

Chelsea rrit interesimin për talentin brazilian që ëndërron t’i bashkohet Barcelonës

Chelsea është vënë në ndjekje të talentit 16-vjeçar Estevao Willian dhe raportohet se janë duke negociuar me Palmeiras për blerjen e tij.

Klubi anglez janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e brazilianit dhe kanë shprehur gatishmërinë për të paguar rreth 40 milionë euro, për të blerë kartonin e tij.

I lindur në vitin 2007, Willian mbush 18 vjet në vitin 2025, atëherë kur ai do të fillonte aventurën e tij në Angli me “Blutë e Londrës”.


Chelsea dëshiron të “kopjojë” strategjinë e suksesshme të Real Madridit me sulmuesin Endrick, i cili do të bëjë një lëvizje identike në kryeqytetin spanjoll verën e ardhshme.

Chelsea ka ofertë për Armando Brojën, por që nuk do ta lejojë të largohet
Lexo po ashtu Chelsea ka ofertë për Armando Brojën, por që nuk do ta lejojë të largohet

Thuhet se ne kontratën e tij ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurove me Palmeiras që mban 70% të kartonit të Willian dhe pjesa tjetër prej 30% që i takon vet lojtarit.

Diçka që mund ta bëjë problematike arritjen e një marrëveshjeje është mënyra se si do të paguheshin bonuset.

Mundësia për të paguar rreth 20% të bonuseve varësisht nga performancat e lojtarit dhe golat që shënon me Palmeiras, Chelsean dhe potencialisht kombëtaren e Brazilit është diskutuar mes palëve.

Për të siguruar shërbimet e tij, Chelsea do të duhej të mposhte konkurrencën e disa prej klubeve më të mëdha evropiane si Arsenal, Barcelona dhe Paris Saint-Germain që gjithashtu kanë shprehur interesim për Willian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori