LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rrezikon një dënim më të ashpër se Evertoni për shkak të shkeljes së rregullave financiare

Chelsea rrezikon një dënim më të ashpër se Evertoni për shkak të shkeljes së rregullave financiare

Chelsea mund të përballet me një dënim edhe më të rëndë se sa Evertoni nga Liga Premier, për shkak të thyerjes së rregullave financiare, ka argumentuar një ish-këshilltar ekonomik i Manchester Cityt.

Rregullat financiare të Ligës Premier kanë marrë vëmendjen kryesore gjatë muajve të fundit, pasi Evertoni është dënuar me heqje të 10 pikëve në nëntor të vitit të kaluar.

Madje, ata u dënuan edhe një herë tjetër së bashku me Nottingham Forest gjatë muajit janar, për shkak se humbjet e tyre në fund dolën të ishin mbi 105 milionë euro në një periudhë trevjeçare.


City në anën tjetër janë duke u përballur me 115 akuza, të cilat në rast se vërtetohen, “Qytetarët” do mund të përballeshin me një dënim aq të rëndë, sa ekziston mundësia që të bien në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Sa i përket Chelseat, ata kanë shpenzuar mbi 1 miliarë euro në transferime që prej ardhjes së Todd Boehly dhe Clearlake Capital në maj të vitit 2022.

“Ata kanë përdorur truket e amortizimit. Por, në mendjen time, aty shihen probleme të mëdha në horizont dhe me siguri do të dënohen nga Liga Premier. Kjo, mund të evitohet vetëm në rast se deri më 30 qershor, ata do të shesin lojtar mbi 100 milionë euro, diçka që vështirë se mund të ndodhë”, ka thënë Stefan Borson.

Bëjeni këtë dhe nuk paguani asgjë për Brojën, zbulohen prapaskenat e marrëveshjes Chelsea - Fulham për sulmuesin shqiptar
Lexo po ashtu Bëjeni këtë dhe nuk paguani asgjë për Brojën, zbulohen prapaskenat e marrëveshjes Chelsea - Fulham për sulmuesin shqiptar

Borson në fund shtoi se dënimin të cilin Chelsea mund ta marrë, është edhe më i ashpër se sa ai me të cilin është ballafaquar Evertoni.

“Kjo thyerje e rregullave me të cilën Chelsea po akuzohet mund të ketë për pasojë një dënim edhe më të madh se sa ai i Evertonit. Dhe më e rëndësishmja nga një perspektivë rënduese, Liga Premier do ta konsiderojë atë si një thyerje të qëllimshme të rregullave”, përfundoi Borson./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori