LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po synon të paguaj trefishin e shumës që e kishte shitur për rikthimin e Marc Guehit

Chelsea po synon të paguaj trefishin e shumës që e kishte shitur për rikthimin e Marc Guehit

Chelsea po vazhdon të mendojë për ta përforcuar skuadrën, duke u fokusuar veçanërisht në përmirësimin e mbrojtjes.

Një nga objektivat e tyre kryesore është qendërmbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi, sipas raporteve të Fichajes.

Reprezentuesi anglez ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e menaxherit të Chelsea, Enzo Maresca.


Liverpooli dyfishon ofertën e Man Utd dhe kryeson garën për transferimin e Marc Guehit
Lexo po ashtu Liverpooli dyfishon ofertën e Man Utd dhe kryeson garën për transferimin e Marc Guehit

Chelsea e ka ndjekur Guehi për një kohë të gjatë dhe ka bërë përpjekje për ta siguruar atë gjatë afatit kalimtar të dimrit, por negociatat nuk patën sukses.

Megjithatë, “Blutë” tani po përgatisin një ofertë të re me shpresën për të rikthyer ish-lojtarin e tyre të akademisë në Stamford Bridge.

Chelsea është e gatshme të ofrojë rreth 75 milionë funte, plus bonuse shtesë.

Ata gjithashtu po konsiderojnë mundësinë e përfshirjes së një lojtari në ofertë për të shpejtuar marrëveshjen me Crystal Palace.

24-vjeçari ka dalë nga Akademia e Chelseat dhe në vitin 2021 ishte shitur te Crystal Palace për 23 milionë euro.

Interesim për të ka shfaqur edhe Newcastle United, Liverpool e Manchester United, megjithatë Chelsea tani mbetet favoriti kryesor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Premier League
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Premier League
Kalo në kategori