E ardhmja e Nicolo Zaniolos vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Roma.

Sulmuesi i talentuar italian ishte shumë i kërkuar edhe në verë, por nuk erdhi oferta e duhur dhe Roma nuk e lejoi largimin e tij.


Calciomercato ka shkruar se Zaniolo është objektivi kryesor i Chelseat për repartin e sulmit dhe londinezët do të tentojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Zaniolo 1 1 scaled

Trajneri i ri Graham Potter e pëlqen italianin dhe mund të bëjë përpjekje klubi londinez në janar.

Gjithnjë sipas mediumit italian Chelsea është gati të ofrojë 50 milionë euro në janar për transferimin e Zaniolos.

Nuk përjashtohet mundësia që gjiganti anglez të përfshijë në ofertë edhe sulmuesin amerikan Christian Pulisic.

Roma nga ana tjetër po synon ta bind yllin e tyre për një kontratë të re, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2024. /Telegrafi/

telegrafi sport app