Chelsea nuk mund të rrezikojë shkarkimin e Potter për një arsye të fortë
Klubi anglez, Chelsea do të luftonte për të përshtatur pagesën e Graham Potter në buxhetin e tyre të pagave nëse ata zgjedhin ta largojnë atë.
Sipas mediumit Daily Mail, me Chelsean që ka shqetësime për Fair Play Financiar (FFP), shkarkimi i Potter do të krijonte një problem të madh.
Potter u largua nga Brighton këtë sezon për në Chelsea për një tarifë kompensimi prej 20 milionë funte.
Me një kontratë deri në vitin 2027, anglezi fiton plot 12 milionë funte në vit duke qenë një marrë e madhe financiare për Blutë.
Si i tillë, shkarkimi i Potterit nuk mund të konsiderohet në afat të shkurtër.
Pagesa do të krijonte probleme të mëdha me Fair Play Financiar për klubin nga Stamford Bridge. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























