Pas rikthimit në Ligën e Kampionëve dhe triumfit të fundit në Kupën e Botës për Klube, Chelsea ka nisur zyrtarisht kërkimin për një sponsor të ri në pjesën e përparme të fanellës.

Klubi londinez është përfshirë në një proces konkurrues dhe aktualisht ka disa oferta konkrete në tryezë.


Objektivi i Bluve është arritja e një marrëveshjeje fitimprurëse, me vlerë të parashikuar ndërmjet 70 dhe 76 milionë euro në sezon, një shumë që do ta rendiste sponsorin e ri mes më të shtrenjtëve në historinë e klubit.

Një marrëveshje e tillë pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat e Chelseat nga sponsorët dhe të tregojë sa shumë është rritur fama dhe tërheqja e klubit në nivel global, sidomos pas sukseseve të fundit në garat ndërkombëtare.

Marrëveshja e re pritet të përfundojë brenda disa javësh. Drejtuesit e klubit janë të vendosur ta shfrytëzojnë formën e mirë që po kalon skuadra dhe rritjen e vlerës së emrit Chelsea në tregun ndërkombëtar të futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app