Chelsea në kërkim të fitores së pestë radhazi me Tuchel, formacionet zyrtare

Chelsea do të pres Newcastl United në Stamford Bridges në kuadër të xhiros së 24-të në Ligën Premier.
Skuadra londineze që nga ardhja e Tuchel nuk di për humbje, pasi ka barazuar në ndeshjen e parë dhe ka marrë katër fitore radhazi, tri në Ligën Premier dhe një tjetër në Kupën FA.
Kësisoj ekipi i udhëhequr nga Tuchel synon të marrë fitoren e pestë radhazi, fitore që do ta ngritë në klasifikim.
Në anën tjetër edhe mysafirët vijnë në këtë takim me një moral të lartë pas fitores 3-2 ndaj Southampton javën e kaluar.
Trajnerët e dy skuadrave tanimë kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Mount, Alonso, Abraham, Werner.
Newcastle United: Darlow, Krafth, Lascelles, Clark, Lewis, Hayden, Shelvey, Willock, Almiron, Saint-Maximin, Gayle. /Telegrafi/






















































