Pas fitimit të trofeut të parë në Ligën e Konferencës, Chelsea ka filluar të përqendrohet te afati kalimtar veror.

Klubi londinez synon të përforcojë skuadrën, jo vetëm për sezonin e ardhshëm, por edhe për Kupën e Botës për Klube që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.


Në këtë turne, Chelsea do të përballet me ekipe si Los Angeles FC, Flamengo dhe Esperance Tunis.

Një nga objektivat kryesorë të klubit është përforcimi në portë, dhe në listën e dëshirave është Mike Maignan.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Milani ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për portierin francez.

Maignan ka qenë një nga pikat e forta të Milanit, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Lille në Ligue 1.

Portieri 28-vjeçar ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2026, por një ofertë e mirë mund të ndryshojë planet. /Telegrafi/

telegrafi sport app