LAJMI I FUNDIT:

Charlize Theron edhe pse me taka e çorape të trasha, prapë u duk yll

Charlize Theron edhe pse me taka e çorape të trasha, prapë u duk yll

Aktorja e famshme ishte e ftuar në një ngjarje bukurie në Los Angeles, por sytë nuk mbetën te protagonizmi i saj, sa tek kombinimi i çuditshëm që kishte zgjedhur për këpucët

Charlize Theron ka “përqafuar” trendin e takave me çorape dhe duket kaq bukur!


Këpucët elegante me majë dhe takë të hollë u kombinuam me çorape të trasha thuajse në të njëjtën ngjyrë.

Këpucët me takë prej lëkure dhe rripa të trashë rreth kyçeve ishin zgjedhja e aktores, bashkë me një palë çorape prej mëndafshi.

Ylli i “Mad Max” shkëlqeu në këtë ngjarje bukurie edhe me veshjen që mbante në trup, një këmishë të zezë të tejdukshme që nxirrte në pah jelekët prej dantelle si edhe një fund lëkure të zezë me shkëlqim dhe xhepa të thellë e të bollshëm.

Ne mendojmë, se edhe pse me taka dhe çorape, artistja ia ka dalë mbanë që të dominojnë me sharmin dhe stilin e saj!