Aktorja Charlize Theron mori pjesë në sfilatën e “Dior” si pjesë e Javës së Modës në Paris, dhe në atë rast ajo tërhoqi vëmendjen kur injoroi ish-kolegun e saj Johnny Depp.

Theron dhe Depp punuan së bashku në filmin e vitit 1999 "The Astronaut's Wife", por që atëherë nuk kanë pasur lidhje profesionale.


Në një event mode në kuadër të Javës së Modës në Paris, Charlize e injoroi plotësisht Deppin dhe shmangu lamtumirën e tij, shkruan Daily Mail.

Foto: TikTok

Në një video të ndarë në TikTok, Theron përshëndeti Bernard Arnault dhe Brigitte Macron, ndërsa sapo kaloi pranë Depp.

Përveç kësaj, fansat e Depp pretendojnë se Charlizes i pëlqeu një artikull i Time në vitin 2023 që kritikonte kthimin e tij pas gjyqit me ish-gruan Amber Heard.

Depp kaloi kohë me Brigitte në shfaqje dhe për këtë rast zgjodhi një xhaketë gri dhe xhinse blu.

Pas gjyqit me ish-gruan e tij, Amber Heard, reputacioni i tij u dëmtua dhe statusi i tij si një nga aktorët kryesorë në botë ra për shkak të shkrimeve rreth dhunës në familje, dhunës seksuale, konsumit të drogës dhe alkoolit. E gjithë kjo kërcënoi karrierën e tij si aktor, gjë që ai vetë e pranoi.

@wwd First Lady of France Brigitte Macron and LVMH CEO Bernard Arnault front row for Jonathan Anderson's debut @dior women's collection paraded in Paris. #tiktokfashion #parisfashionweek ♬ son original - WWD

"Më refuzuan, më hodhën poshtë, më shtynë, sido që të doni ta përcaktoni. Luftova, sepse nëse nuk do ta kisha bërë, nuk do të isha unë. A do të preferoja të mos i kisha kaluar të gjitha këto? Sigurisht, por mësova më shumë sesa e kisha imagjinuar ndonjëherë", tha ai. /Telegrafi/