LAJMI I FUNDIT:

Charles është Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Charles është Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Në momentin e vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.

Por ka një sërë hapash praktike – dhe tradicionale – nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t’u kurorëzuar Mbret.


Një nga veprimet e tij të para është të vendosë nëse do të mbretërojë si Mbreti Charles III, apo do të marrë një emër tjetër.

Për shembull, emri i parë i gjyshit të tij George VI ishte Albert, por ai mbretëroi duke përdorur një nga emrat e tij të mesëm. Charles mund të zgjidhte nga cilindo nga katër emrat e tij – Charles Philip Arthur George. Nuk është i vetmi që përballet me ndryshim titulli, raporton bbc.

Edhe pse ai është trashëgimtar i fronit, Princi William nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit.

Megjithatë, ai trashëgon menjëherë titullin tjetër të babait të tij, Duka i Cornwall-it. Gruaja e tij Catherine do të njihet si Dukesha e Cornwall.

Do të ketë gjithashtu një titull të ri për gruan e Charles, titulli i plotë i së cilës do të jetë Queen Consort – bashkëshortja është termi që përdoret për bashkëshorten e monarkut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori